Emrat/ Kush mund të zëvendësojë Taulant Ballën si kreu i grupit parlamentar të PS

Shqipëria

Emrat/ Kush mund të zëvendësojë Taulant Ballën si kreu i grupit parlamentar të PS

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 10:53
Partia Socialiste

Partia Socialiste po zhvillon në ambientet e selisë së Kuvendit, një mbledhje të grupit parlamentar, e cila me sa duket do të drejtohet për herë të fundit nga Taulant Balla, i cili pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Në mbledhjen e grupit do të mungojë kryeministri Rama dhe nga informacionet paraprake kreu i ri i grupit parlamentar të socialistëve, nuk pritet të zgjidhet ditën e sotme.

Megjithatë gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu, ka përmendur disa nga emrat potencialë të cilët mund të zëvendësojnë Taulant Ballën si drejtues grupi. Sipas gazetares ndër emrat e mundshëm janë Ermonela Felaj dhe deputeti Toni Gogu.

Gjithashtu dy emra të tjerë të cilët përfliten jo zyrtarisht janë Arben Pëllumbi dhe Klotilda Bushka.

“Duhet thënë se ka një sërë emrash që qarkullojnë edhe pse jo zyrtarisht të cilët mund të zëvendësojnë zotin Balla në postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndër të cilat ka emra potencialë si zonja Felaj, apo zoti Toni Gogu si dhe një sërë emrash të tjerë. Por në fund i takon zotit Rama se cili do të jetë drejtuesi i ri i grupit.

Në mbledhgjen e sotme të grupit parlamentar nuk do të jetë kryeministri Rama dhe mbledhja do të dejtohet nga Taulant Balla dhe ndoshta do të jetë mbledhja e fundit e drejtuar prej tij”, tha Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat