U mbyt bashkë me dy djemtë e mitur në Kavajë, publikohet fotoja e 50-vjeçarit

Shqipëria

U mbyt bashkë me dy djemtë e mitur në Kavajë, publikohet fotoja e 50-vjeçarit

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:10
Elvis Halilaj

Është publikuar fotoja e 50-vjeçarit Elvis Halilaj i cili humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme në tentativë për të shpëtuar djemtë e tij të mitur.

13 dhe 15-vjeçari ishin futur për t’u larë në plazhin e Vilë-Bashtovës kur i ati diktoi se po kërkonin ndihmë pasi ishin duke u mbytur në det.

Fatkeqësisht të tre gjetën vdekjen teksa dëshmitarët nga vendngjarja raportuan se ka qenë mungesa e rojeve bredgetare dhe vonesa e ambulancës që asistuan në humbjen e tre jetëve.

Trupi i Halilajt ishte i pari që doli në breg. Mësohet se ai ishte praktikant i fesë Islame, një mysliman i devotshëm e shumë i respektuar në xhaminë e Xhurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat