Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj, gazetari: Akuzat e ‘groposin’, goditje e fortë

Shqipëria

Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj, gazetari: Akuzat e ‘groposin’, goditje e fortë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:21
Arben Ahmetaj.

Gazetari Poli Hoxha, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për të arrestuar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Duke parë faktin se akuza e “Shpërdorimit të detyrës” ka rënë dhe se Ahmetaj akuzohet për “Korrupsion”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje pasurie”, Hoxha theksoi se që në start kemi një goditje të fortë për Ahmetajn.

Sipas gazetarit dosja është e kopsitur dhe Partia Socialiste është në dijeni të akuzave dhe në Këshillin e Mandateve do të autorizojë arrestimin e Ahmetaj.

“Kjo është hera e parë që kemi një goditje të fortë që në start, që tek akuza që ka ngritur SPAK, në kërkesën drejtuar Kuvendit. Në të gjitha rastet e tjera ka nisur me akuza më të lehta dhe kanë rënë rrugës. Siç ndodhi me zotin Lefter Koka, Dakon, Alqi Bllakon dhe Saimir Tahirin.

Që në akuzë zoti Ahmetaj groposet dhe unë besoj se hetimi ndaj tij ka qenë i gjatë ka qenë i rëndësishëm dhe i përqëndruar, patjetër që kemi të bëjmë me një hetim të kopsitur. Në dorën e grupit parlamentar dhe kryeministrit ka qenë gjithë informacioni i SPAK në vija të trasha dhe prandaj do të kemi një dakordësi për të lejuar arrestimin e Ahmetaj”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat