Çfarë ndodh nëse Kuvendi i heq imunitetin Ahmetajt? Avokati: Nga dhoma e izolimit tek vendimi i Gjykatës dhe deri në burgosje

Shqipëria

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i heq imunitetin Ahmetajt? Avokati: Nga dhoma e izolimit tek vendimi i Gjykatës dhe deri në burgosje

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 16:30
Arben Ahmetaj

Avokati, Ermal Hamataj në një intervistë për Panorama TV ka komentuar kërkesën e SPAK për prangosjen ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ku tha se ligji parashikon që fillimisht të bëhet ndalimi dhe më pas është Gjykata ajo që vendos nëse është e drejtë ose jo.

Hamataj tha se nëse Kuvendi vendos që t’i heqë statusin e deputetit, atëherë Arben Ahmetaj do të shoqërohet në dhomën e izolimit dhe pas 48 orësh njihet me vendimin e Gjykatës, nga 3 veprat e akuzuara, ai rrezikon për atë të korrupsionit deri në 12 vite burg.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Çfarë ndodh nëse hiqet imuniteti?

Ligji parashikon që deputeti mund të arrestohet vetëm në kushtet e flagrancës, por besoj se nuk do ketë ndonjë surprizë do lejohet ndalimi i tij. Duket sikur Ahmetaj është braktisur nga të tijët, nuk jemi në kushtet e flagrancës edhe pse Ahmetaj ka qenë në hetim. Jemi përpara ndalimit, veprat nuk kanë ndodhur sot. Pavarësisht se kërkesa i është bërë Kuvendit, kushti quhet ndalim edhe pse është i njëjtë me arrestim.

Nëse Kuvendi vendos ta refuzojë t’ia heqë imunitetin, çfarë ndodh?

Duke qenë se ka rënë flagranca ai nuk mund të arrestohet, nëse Parlamenti e refuzon pasi është mburoja që gëzojnë deputetët e Republikës së Shqipërisë. Fillimisht bëhet ndalimi i tij, por të dyja këto të heqin lirinë. Ai çohet fillimisht në dhomat e izolimit dhe brenda 48 orësh do dalë para Gjykatës për të parë nëse urdhri i ndalimit është në rregull.

Sa vite burg rrezikon Ahmetaj?

Problem është korrupsioni pasiv, fshehja e pasurisë dhe mosdeklarimi. Problem kemi korrupsionin që parashikohen deri në 12 vite burgim, në fund ai nuk do marrë më shumë se 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat