Balla, Ministër i Brendshëm, Çani: Do tremb bandat dhe do jetë në rivalitet me SPAK

Shqipëria

Balla, Ministër i Brendshëm, Çani: Do tremb bandat dhe do jetë në rivalitet me SPAK

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 07:38
Gazetari Arian Çani

Gazetari Arian Çani ka komentuar dekretimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm, pas shkarkimit të Bled Çuçit nga Rama.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Balla është një person që ka eksperiencë të gjatë në PS, duke shtuar se ai është ambicioz.

Sipas tij Balla është vendosur në këtë post për të luftuar bandat dhe për të qenë në rivalitet me SPAK.

“Kush më e mirë se taulant Balla nuk do e luftojë krimin? Është një njeri që ka eksperiencë të gjatë në PS. Balla është më ambicioz se Arben Ahmetaj. I është dashur shumë sakrificë të arrijë këtu ku është. Vura re se shumë u mërzitën në PS për Ballën. Mendoj se Balla do të zgjidh dy gjëra, një do të tremb bandat, sepse ka lidhje me ta.  Qëllimi i dytë është që Balla është thirrur në SPAK para ca kohësh, por nuk është thirrur vetëm për opozitën. Duhet një rivalitet me SPAK”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat