Ngjela paralajmëron arrestime në radhët e opozitës dhe zbulon se Ahmetaj mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë

Shqipëria

Ngjela paralajmëron arrestime në radhët e opozitës dhe zbulon se Ahmetaj mund të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 10:32
Spartak Ngjela

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin  e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Dje, në një intervistë televizive, ai u shpreh se tani duhet që të shohim nëse kryeministri Edi Rama do ta lëshoj ose jo Ahmetajn, ndërsa ka paralajmëruar se ky i fundit mund të kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Çështja ka ecur me një ritëm të ri. SPAK si duket ka filluar ta marr veten, mund ta kenë kërcënuar, sepse nuk ka qenë shumë në gjendje që të merret me qarqet e larta. Por, ai tani do të shkoj në Parlament, a do ta lëshoj Rama, votimi është i fshehtë por shumicën e ka Rama, ai është një nga bashkëpunëtorët e afërt të Ramës, deri tani ka folur prokuroria. Nëse Rama nuk ja jep arrestin do ta  ketë më keq ai sepse thyhet SPAK sepse këta janë injorantë në drejtësi. Fakti që është marr i pandehur si të jetë brenda dhe jashtë është e njëjta gjë, pastaj nëse ai arratiset është tjetër gjë. Nëse ai bëhet i penduar shkon Rama në burg, këtu ka qenë frika e atij. Nëse Kuvendi ja jep 71 vota që të arrestohet prishet marrëdhënia e tij me Ramën dhe ai s’ka më shpresë tek Rama dhe mund të ketë shpresë të madhe tek pendimi. Është çështja nëse do bëhet apo jo i penduar. SPAK nuk është rasti parë që arreston një ish-ministër, por ai ka specifikën që thash unë, duhet të shohim se çfarë do të bëjë Rama tek votimi në Parlament?”, deklaroi ai. 

Ngjela: SPAK do të godas edhe djathtas

Më tej avokati Spartak Ngjela, u shpreh se Prokuroria e Posaçme po ndjek doktrinën e Napoleon Bonapartit për të goditur zyrtarët e lartë të korruptuar të njohur ndryshe “Peshqit e Mëdhenj”. Sipas tij, SPAK deri tani ka goditur majtas, por do të godas edhe djathtas.“Është doktrina e Napoleon Bonapartit, ky ishte i majtë kur erdhi në pushtet pa korrupsion dhe terrorizëm dhe do ta godiste dhe goditi majtas sepse i majtë qe revolucioni dhe fisnikëria u gëzua, por pasi mbaroi majtas pastaj i ra atyre djathtas. Edhe këtu nëse do godiste djathtas do thoshin që po e bënte Rama, se si do të vazhdojë do ta shohim, por kam përshtypjen që do kaloj djathtas. Ahmetaj është personaliteti i rangut më të lartë që është marr majtas, mbi këtë rang nuk ka më unë kam përshtypjen që tani SPAK do të kaloj djathtas”, nënvizoi Ngjela.

Shkarkimi i Çuçit

Ndërkohë, Ngjela, ka komentuar edhe shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës. Ai theksoi se për shkak të asaj ngjarje të rëndë që ndodhi pak ditë më parë ishte një shkarkim normal. Sipas tij, nga të gjithë ministrat që kanë qenë në krye të Ministrisë së Brendshme, Balla do të jetë më i suksesshmi. “Është shkarkim normal sepse policia nuk ka marr masa. Policia është të kap krimin dhe të parandalojë krimin, dhe parandalimi bëhet në bazë të denoncimeve  që bëhen.  Mendoj se më i suksesshmi do të jetë Balla, sepse sipas investigimit tim nuk del i korruptuar, lerë se çfarë thotë Saliu, ai nuk është nga ata që shet shtetin për paranë. Atëherë të shohim se si do të eci”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat