Bënte thirrje terroriste, dënohet me 2.8 vite ekstremisti nga Kukësi

Shqipëria

Bënte thirrje terroriste, dënohet me 2.8 vite ekstremisti nga Kukësi

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:19
Bënte thirrje terroriste, dënohet me 2.8 vite ekstremisti nga Kukësi

Katër vite burg vendosi Gjykata e Posaçme e Apelit për 56-vjeçarin nga Kukësi Ibrahim El Salih i akuzuar për nxitje të terrorizmit.

Vendim ky që më herët ishte dhënë dhe nga Gjykata e Shkallës së parë. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar 56-vjeçari do të vuaj 2.8 vite burg.

Ndërkohë SPAK në seancën e zhvilluar kërkoi 4.5 vite burg për të akuzuarin. Kërkesë kjo që nuk u pranua plotësisht nga ana e trupit gjykues.

Ibrahim El Salih u arrestua më 24 maj 2022 nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. 56-vjeçari u ndalua pasi prej vitit 2021 postonte video me material të propagandës ekstremiste dhe nxiste urrejtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat