Ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 36-vjeçari në Elbasan

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 14:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 36-vjeçar është kapur në lagjen “5 Maji” në Elbasan dhe është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjykata e Elbasanit i ka caktuar 36-vjeçarit H.K masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i finalizuar më datë 29 qershor u shtri në Elbasan, Cërrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, ku u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale. Përmes këtij operacioni është bërë e mundur vënia në pranga e 51 shtetasve.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

Vijon puna për kapjen e gjashtë shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat