“Të ndalet pagesa për Inceneratorët”/ Tabaku: Shteti është vënë në shërbim të grupeve kriminale

Shqipëria

“Të ndalet pagesa për Inceneratorët”/ Tabaku: Shteti është vënë në shërbim të grupeve kriminale

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:13
Jorida Tabaku

Jorida Tabaku, e cila drejtoi komisionin hetimor për inceneratoret, ka deklaruar se çështja e inceneratorëve tregoi se shteti është vendosur në shërbim të një grupi të strukturuar kriminal.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Tabaku theksoi pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë, se mazhoranca socialiste duhet të mbajë përgjegjësi duke nisur nga kryeministri Edi Rama.

“Sot kur tre persona janë përpara drejtësisë nuk ka më përgjegjësi individuale, sot ka përgjegjësi kolektive poliitke për të gjithë ato që kanë ideuar, miratuar në shkelje të ligjit, zbatuar e mbrojtur këtë aferë. Kushdo që i ka dalë për zot atyre që janë sot përpara drejtësisë e kujtdo që duhet të shkojë përpara drejtësisë. Tre instalacione të korrupsionit, papërgjeshmërisë qeveritare që buxhetit të shtetit dhe taksave të qytetarëve i ka kushtuar 430 mln euro.

Tabaku ka bërë apel që të ndërpriten pagesat për inceneratorin e Tiranës.

“Nuk ka incenerator, aty është vetëm një landfill, edhe për të, duhet të kaloj në pronësi të bashkisë së Tiranës, të ndërpriten pagesat menjëherë dhe të shikohet mënyra më e mirë sesi buxheti i shtetit mos të vazhdojë akoma të paguajë këtë aferë korruptive.

PD prej vitesh ka denoncuar çështjen e inceneratorëve dhe përveç komisionit hetimor parlamentar, PD ka depozituar 11 padi në SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat