Investimet kineze në Shqipëri, Rama: Kina dhe Rusia, martesa të vjetra që nuk do të donim t’iu ktheheshim

Shqipëria

Investimet kineze në Shqipëri, Rama: Kina dhe Rusia, martesa të vjetra që nuk do të donim t’iu ktheheshim

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:57
Edi Rama

Kina po sfidon gjithnjë e më shumë rregullat e rendit ndërkombëtar dhe refuzon të dënojë Rusinë, kështu që anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për t’u “mbrojtur kundër sjelljes shtrënguese të Kinës”.

Kryeministri Edi Rama i pyetur për investimet kineze në Shqipëri dhe raportet e vendit tonë me Pekinin zyrtar, tha se:

“Nuk jam në pozitën më të mirë për të dhënë këshilla dhe leksione të tjerëve.

Ne nuk i kemi këto probleme sepse ne e patëm Kinën dhe Rusinë kur të gjithë të tjerët vendosën ti lëshonin ato. Ne u bashkuam me Stalinin dhe më pas me Kinën duke e konsideruar zotin të paligjshëm dhe shkatërruam mbi 200 objekte fetare.

Si Rusia dhe Kina janë martesa të vjetëra të cilave ne nuk do të donim t’iu kthehshim.

Me Kinën ne jemi ndryshe sepse kemi marrëdhënie miqësore, pro nuk është vendi ku Kina ka ndërhyrë kaq shumë me investime dhe nuk presim bum investimesh kineze të të them të drejtën.

Me këtë, them se i thash të gjitha.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat