Berisha përgjigjet nëse është thirrur në SPAK: Kushti për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri

Shqipëria

Berisha përgjigjet nëse është thirrur në SPAK: Kushti për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 14:22
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit, duke shtuar se është i gatshëm të pyetet për çdo vendim që ka marrë në 32 vjet në politikë.

Në një deklaratë për mediat ku akuzoi SPAK-un se se mundësoi arratisjen e Arben Ahmetajt, Berisha tha se “Nuk jam thirrur asnjëherë. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 gjer sot që jam në politikë. sa herë që jam thirrur nuk ka qenë SKAP por kanë qenë prokurori të tjera.

Nuk u mohoj të drejtën e hetimit, por bëjnë politikë dhe ushqejnë gazetarët. Aty ka kriminelë me damkë publike”.

Sipas tij “PD do të fillojë betejën kundër kësaj organizate kriminale. Vetëm ndëshkimi i balozëve të saj do të jetë kushti për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat