“Ku është shoku Edi se na mori malli?”/ Bllokohet foltorja, Koreshi: Jashtë kush përdor gjuhë rruge! Noka-Felajt: Rrugaçe, ik nga Kuvendi!

Shqipëria

“Ku është shoku Edi se na mori malli?”/ Bllokohet foltorja, Koreshi: Jashtë kush përdor gjuhë rruge! Noka-Felajt: Rrugaçe, ik nga Kuvendi!

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:35
Kuvendi

Teksa foltorja është bllokuar sot nga deputetët e PD-së, Saimir Koreshi kërkoi marrjen e masave për këdo që flet me gjuhë rruge.

Ai tha mes ironisë se e kishte marrë malli për kryeministrin Rama.

“E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Këta duhet të dalin jashtë, se fjalor rruge nuk duhet të përderen kështu. Shokun Edi Rama na mori malli. Turp të keni!”., tha ai.

Ndërkohë, Noka me gjuhë të ashpër i kërkoi Felajt që të dilte jashtë. “Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat