Celibashi në foltoren e Kuvendit, deputetët e opozitës s’e lejojnë të marrë fjalën. Ndërpritet seanca

Shqipëria

Celibashi në foltoren e Kuvendit, deputetët e opozitës s’e lejojnë të marrë fjalën. Ndërpritet seanca

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:38
Kuvendi

Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare në Kuvend.

Teksa në foltoren e Kuvendit qëndronte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë procedurë, pasi kërkojnë që të flasin për çështjen ‘Ahmetaj’.

Duke u përballur me këtë situatë, Nikolla ka ndërhyrë dhe ka kërkuar 5 minuta pushim.

Opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi praninë e këtij të fundit në seancë për të dhënë llogari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat