Guida turistike: Në Ksamil mbi 80% e turistëve janë të huaj

Shqipëria

Guida turistike: Në Ksamil mbi 80% e turistëve janë të huaj

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:30

Lyto Alliu, guidë turistike është shprehur se këtë vit numri i turistëve ka qenë shumë i lartë ndërsa shtoi se turizmi ka nisur që në muajin Mars.

I ftuar në emisionin “Summer Cube” në Euronews Albania, ai nënvizoi se gati 80% e njerëzve në Ksamil ishin të huaj.

Mes të tjerash ai nënvizoi se mes të huajve ishin amerikanë, britanikë dhe suedezë.

“Ka pasur një numër shumë të madh turistësh. Turizmi turistik ka filluar që në Mars. Gati 80% e njerëzve në Ksamil ishin të huaj. Unë vizitova plazhin e pasqyrave, Gjirin e Hartave dhe ishin  të dendur me turistë. Kryesisht ishin amerikanë, kishte britanikë dhe suedezë. Mund t’i quaj si turistë të mirë sepse sjellin para”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat