Klodiana Lala zbardh skenaret e frikshme nga dosja e Arben Ahmetajt

Shqipëria

Klodiana Lala zbardh skenaret e frikshme nga dosja e Arben Ahmetajt

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:46
Klodiana Lala

Në dosjen hetimore të Arben Ahmetajt ka dalë edhe emri i Damian Gjiknurit. Vetë Damian Gjiknuri i është përgjigjur ditën e sotme raportit të dalë në media, teksa ka mohuar që të ketë qenë pjesë e një udhëtimi të sponsorizuar nga bosët e inceneratorëve.

E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala thotë se në dosjen hetimore del që Gjiknuri sipas hetimeve, dyshohet se ka udhëtuar në Frankfurt dhe në Vjenë me paratë e Klodian Zotos.

Klodiana Lala: Gjiknuri duhet të përfshihet në debat publik sepse është një njeri i zgjedhur që duhet të garant i fondeve të qytetarëve shqiptarë. Gjiknuri në dosjen hetimore del në 2 episode që kanë të bëjnë me 2 udhëtime në Frankfurt dhe në Vjenë, njëri nga udhëtimet ka ndodhur në 8 Shkurt të vitit 2014, ku Gjiknuri pretendohet se ka udhëtuar në një udhëtim pune, ky është udhëtimi i parë dhe Gjiknuri e ka më të rënduar situate. Gjiknuri mund të shkonte në Vjenë, por jo me lekët e Klodian Zotos.

Blendi Fevziu: Kush e vërteton se janë lekët e Klodian Zotos?

Klodiana Lala: SPAK thotë se e-maili i dërguar dhe sipas një letër-porosie të ardhur nga këto shtete dhe kanë thënë që pagesat janë bërë nga karta bankare e Klodian Zotos dhe për Gjiknurin.

Lala shton se Gjiknuri ka edhe një kontratë direkte me bosët e inceneratorëve për çështjen e energjisë.

Klodiana Lala: Gjiknuri në kohën që ka drejtuar ministrinë, ka edhe një kontratë direkte me bosët e inceneratorëve për çështjen e energjisë. Nga incenerimi i mbetejeve do të prodhohej energji dhe do të fitohesh para nga kjo energji. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat