Përplasi automjetin me një bordurë prej betoni në aksin Vlorë-Orikum, në pranga një 41-vjeçar

Shqipëria

Përplasi automjetin me një bordurë prej betoni në aksin Vlorë-Orikum, në pranga një 41-vjeçar

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Është vënë në pranga shoferi i cili mbrëmjen e djeshme bëri aksident në aksin Vlorë-Orikum.

41-vjeçari D.S përplasi automjetin me një bordurë prej betoni, anash rrugës dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri 45-vjeçar R.D, i cili është nën kujdesin e mjekvë.

Gjithashtu në Vlorë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 38-vjeçar me iniciale J.B i cili dyshohet se ka trafikuar një motomjet që rezulton i vjedhur në vendin tonë.

Një tjetër qytetar nga Vlora . M., 33 vjeç është nën hetim pasi dyshohet se ka kanosur me mjete prerëse një person tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat