Një ndër biznesmenët më të pasur në botë, themeluesi i Alibaba Group shfaqet në Tiranë

Shqipëria

Një ndër biznesmenët më të pasur në botë, themeluesi i Alibaba Group shfaqet në Tiranë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:16
Jack Ma është ndër njerëzit më pasur të globit

Manjati kinez Jack Ma ka mbërritur dy ditë më parë në Tiranë. Ai është fotografuar në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit shqiptar, ndërsa qëllimi i vizitës së tij nuk dihet nëse është për biznes apo për pushime.

Jack Ma është ndër njerëzit më pasur të globit dhe ardhja e tij në Shqipëri përbën një lajm të mirë, sigurisht nëse vjen për biznes, por pse jo edhe si turist.

Themeluesi i gjigandit të shitjeve me shumicë “Alibaba” është vënë prej vitesh nën sulme nga rregullatorët financiarë kinez të cilët i kanë kushtuar atij më shumë se gjysmën e pasurisë. Shqipëria është ndër vendet që ka akses në platformën e tij të blerjeve online.

Pavarësisht se çmimet janë shumë të favorshme, më lirë se çdo treg tjetër online, vonesat në mbërritjen e dërgesave janë kthyer në pengesë për klientët shqiptarë. Një produkt i porositur në Kinë nga vendet evropiane mbërrin për dy ose tre ditë, ndërsa në Shqipëri duhen dy javë deri në dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat