Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Kamioni humb kontrollin, krijohen radhë të gjata trafiku

Shqipëria

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Kamioni humb kontrollin, krijohen radhë të gjata trafiku

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka shkaktuar trafik tejet të rënduar.

Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafik ndarësin.

Ka vetëm dëme materiale, ku përfshijnë dhe trafik ndarësin, ndërsa drejtuesi i kamionit nuk është dëmtuar fizikisht.

Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes, tek mbikalimi i Nish-Tullës, pak më afër Urës së Dajlanit.

dhe po punon për të mundësuar qarkullimin në situatën e krijuar. Shumë prej automjeteve të ngecura në trafik janë me familjarë që po i drejtohen plazhit për të kaluar fundjavën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat