“U arratisa nga vendi e përfundova në burg”, ish-i burgosuri: Pse ndërrova emrin

Shqipëria

“U arratisa nga vendi e përfundova në burg”, ish-i burgosuri: Pse ndërrova emrin

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:30
Zhivko

Zhivko, ish-i burgosuri që ndërroi emrin në shenjë revolte, që u torturua në burgjet e regjimit se tentoi të ikte nga Shqipëria, ka folur për jetën e tij së fundmi për emisionin ‘Real People’ në Euronews Albania.

Ai tha se u largua nga Tropoja në Shkodër në moshën 17-vjeçare për studime ndërsa shtoi se asokohe partia ishte çdo gjë për njerëzit.

Më pas ai tregoi se si tentoi të largohej nga Shqipiëria drejt Kosovës për shkak se nuk ishte i lirë.

“U linda në Tropojë dhe njëjta deri në moshën 17-vjeçe. Më pas erdha në shkollë këtu e më pas përfundova në burg. U arratisa me një shok, kishim njerëz në zonën e kufirit, por nuk na eci mbarë. Atëherë besonim se nuk vdiste Enver Hoxha. Njerëzit më shumë donin Enver Hoxhën se babën.  Më pas erdha në Shkodër dhe ndryshuan mendimet. Nuk ja mbaja krahun partisë. Nuk isha i lirë. Nuk i tregonim asnjeriu për atë që do bënim. Nuk i treguam as familjes, nuk kishim besnik tek askush”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat