Operacioni “Rrjeti” në Elbasan, reagon Ministri i Brendshëm, Balla

Shqipëria

Operacioni “Rrjeti” në Elbasan, reagon Ministri i Brendshëm, Balla

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin e koduar “Rrjeti” në Elbasan, ku ditën e sotme numri i të arrestuarve ka shkuar në  54.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Balla theksoi se beteja kundër trafikimit dhe lëndëve narkotike do të intensifikohet duke u kthyer në një luftë sistematike në të gjithë vendin.

“Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar.

 Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar “Rrjeti”. Pres më shumë goditje si kjo”- shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat