Fermerët duan kërpin industrial, jo kanabisin

Shqipëria

Fermerët duan kërpin industrial, jo kanabisin

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 23:23
Foto nga intervista

Martin Pëllumbi është një nga fermerët e Malësisë së Madhe që prej vitesh merret me kultivimin dhe tregtimin e kërpit industrial. Sipas tij projektligji i qeverisë për ligjëruar kanabisin mjekësor, i hap një dritë jeshile më së shumti industrisë së kërpit.

Ne si fermerë jemi më shumë të interesuar për kërpin. Kjo nisëm i hap dritë jeshile kërpit industrial për të patur mundësi dhe të përpunimit të tij. Deri më sot kemi patur probleme me policiën nëse është kërp apo nës është kanabis. Ndaj ky ligj i qeverisë për ne si fermerë është i vonuar. Sa i përket ligjërimit të kanabisit ai do të jetë më I kufizuar, pasi jo të gjithë do të kenë mundësi të meren më këtë lloj biznesi për shkak të kritereve. Mendoj se 200 ha tokë që është vënë në dispozicion për tu mbjellë me kanabis mjekësorë janë shumë, pasi në nisëm që paraqet sfida”, -u shpreh Martin Pëtllumbi nga shoqata e in dustrisë së kanabisit në emisionin E-ZONE.

Për ish ministrin shëndetësisë, Petrit Vasili, nuk është koha për një nismë të tillë. Sipas tij, Shqipëria është një vend i bekuar dhe ka potenciale shumë më të mëdha të pashfrytëzuara para se të shkohet tek kanabisi.

Mund t’iu them që sot në Europë tregu i kanabisit mjekësorë kap një shifër 300-400 mln euro. Ndërkohë që po t’ju marrë një shëmbull të produktit që ne prodhojmë që është domatja. Tregu i saj arrin në miliarda, pra pse të mos fokusohemi në sektorë që nuk nxisin krimin të ketë në vëmëndje këto lloj ivestimesh”, – u shpreh Vasili.

Ndërsa Ilir Pilku, ekspert bujqësie thotë se industria e kanabisit mund të legalizohet, por ka nevojë për masa konrete monitoruese. Sipas tij shumë fermerë kanë nisur të interesohen se si të jenë nënkontraktorë, në investime të tilla.

“Këto turbuluenca ekonomike bujqësore që shkakton kultivimi dhe përpunimi i kanabisit mjekësor ka nevojë që të qartësohen, pasi jo çdo kush mund të merret me këtë punë. Ende pa marrë formë të plotë ligjore nisma, fermerët kanë filluar të intersohen për tu bërë pjesë e keësaj industrie, pasi kthim i fitimit është i shpejtë”, -sqaroi Pilku në E-ZONE.

Ekspertët thonë se kjo nismë është sfiduese në zbatim, por nëse do të gjejë zbatim do të dekurajojë punën në fshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat