U fut në ujë buzë detit, 48 vjeçari pëson arrest kardiak, ndërron jetë në Golem

Shqipëria

U fut në ujë buzë detit, 48 vjeçari pëson arrest kardiak, ndërron jetë në Golem

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Një 48-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo ka ra në kontakt me ujin buzë detit në Golem, për shkak të të nxehtit përvëlues.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me iniciale M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, ka shfaqur fillimisht probleme shëndetësore.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por nuk arriti dot të mbijetonte.

Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Ky është pushuesi i dytë që humb jetën në rrethana të ngjashme në plazhin e Golemit, brenda pak ditësh. Të enjtjen humbi jetën një pushues 66-vjeçar nga Elbasani.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat