Përleshje mes dy familjeve në Durrës

Shqipëria

Përleshje mes dy familjeve në Durrës

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Një konflikt mes dy familjeve në fshatin Arapaj është parandaluar të agravohet në përdorimin e armëve nga ana e policisë së Durrësit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Korab dhe Nazmie Uka, si dhe shtetasi Gëzim Demiri.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për vajzën 20-vjeçe të Gëzim Demirit, e cila akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Korab Uka, gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Gëzim Demiri dhe vajza e tij, shtetasja H. D. kanë shkuar në banesën e familjes Uka në Arapaj, me qëllim prishjen e martesës së Korabit me vajzën e tij.

Aty ka lindur dhe një konflikt fizik, ku shtetasit në fjalë janë përleshur me njëri-tjetrin.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat