Vapa, çdo ditë 200 urgjenca/ Fier, problemet nga temperaturat e larta dhe pickimet e zvarranikët

Shqipëria

Vapa, çdo ditë 200 urgjenca/ Fier, problemet nga temperaturat e larta dhe pickimet e zvarranikët

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Rritet numri i urgjencave në këto tenperatura ekstreme të korrikut në urgjencën e spitalit të Fierit.

Sipas mjekut Kardiolog dhe Shef i Repartit të Sëmundjeve të Brendshme në Spitalin  Rajonal Fier, Viktor Gjini këto temperatura ekstremisht të larta kanë ndikuar në rritjen e urgjencave dhe shtrimeve në spital.

Vetëm në 24 orë numri i rasteve shkon nga 100 deri 200 pacientë apo rreth 20% raste të shtruara nga një periudhë e zakonshme.

Numrin më të lartë të pacientëve që goditen nga këto temperatura janë moshat e treta dhe fëmijët si dhe ata pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike, sëmundjet kardiovaskulare dhe të sistemit nervor. Temperaturat e larta kanë shtuar edhe rastet nga pickimet prej insekteve dhe zvarranikëve.

Mjeku ka bërë apel qytetarëve të shmangin ekspozimin në orët e ditës nga temperaturat e larta dhe të konsumojnë lëngje pasi rrezikojnë shumë nga këto temperatura të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat