Basha: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta është fillimi i vërtetë i ndryshimit

Shqipëria

Basha: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta është fillimi i vërtetë i ndryshimit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetës në Dibër.

Reagimi i Bashës:

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

Mënyra më e thjeshtë për të hetuar një çështje ku dyshohet se një figurë, në këtë rast politike është përfshirë në afera korruptive, ndiq paranë. Shiko çfarë shpenzon. Shiko pronat e tij dhe familjarëve të tij.

Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo.

Dosja e Ahmetajt, ku shfaqej se si qeveria vepronte si organizatë kriminale, tregoi dhe njëherë se duhet një paketë ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, duke nisur me:

🔘 Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

🔘 Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

🔘 Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;

🔘 Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Ajo që i dhemb më shumë botës së krimit dhe të korruptuarve është sekuestrimi i pasurive.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët duke mundësuar:

✅ Listat e hapura;

✅ Vetting-un e politikanëve;

✅ Votën e diasporës;

✅ Kufizimin e mandatetev;

✅ Zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Ne do të përkushtojmë çdo energji në hapjen, fuqizimin dhe modernizimin e strukturave të Partisë Demokratike.

Ky është misioni i ri i Partisë tonë! Një parti që reflekton kohën, shoqërinë dhe nevojat e saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që do ndërmarrim për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat