“Burrat po na marrin stafetën”, Borova: Bëjnë më shumë thashetheme se gratë

Shqipëria

“Burrat po na marrin stafetën”, Borova: Bëjnë më shumë thashetheme se gratë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 10:10
Teuta Borova

Meshkujt apo femrat, kush merren më shumë me thashetheme?

Teuta Borova, ekspertja e udhëtimeve ishte këtë të martë në “Good Morning Albanians” për të folur rreth kësaj teme.

Ajo tha se për nga natyra e saj duket sikur janë femrat ato që janë më të prirura për të bërë thashetheme, por kohët e fundit duket se burrat po ua marrin stafetën.

“Thashethemet nuk kanë gjini. Ka mbetur sikur femrat flasin më shumë se janë më emotive, më shpërthyese, më  transparente, por flamurin me sa po dëgjojmë, po e marrin meshkujt. Stafetën e kanë marrë meshkujt”,-tha Teuta Borova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat