Açka ua thotë në sy studentëve të Mjekësisë: Po bëjmë një ligj për oligarkët, ju kërkoj ndjesë!

Shqipëria

Açka ua thotë në sy studentëve të Mjekësisë: Po bëjmë një ligj për oligarkët, ju kërkoj ndjesë!

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka teksa në mbledhje të pranishëm ishin dhe studentët e Mjekësisë, iu kërkoi ndjesë për faktin se ligji që ata kundërshtojnë do të miratohet.

Ajo tha se ky ligj, që detyron studentët që të punojnë deri në 5 vite në vend, dhe më pas të pajisjen me diplomë, do të jetë vetëm për oligarkët.

“Po bëjmë një ligj për oligarkët. Do të kalojë ky ligj.

Unë këtu jam spektatore dhe ju kërkoj ndjesë. Jam spektatore dhe më vjen shumë keq.

Ambalazhi është aq i bukur, sa të bie të fikët nga bukuria, por ajo që është pas nuk është dhe aq.” -tha Açka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat