Mjekët, në gatishmëri për vapën; 9 njësi të lëvizshme vendosen në qytetet kryesore, 18 njësi në zonat turistike

Shqipëria

Mjekët, në gatishmëri për vapën; 9 njësi të lëvizshme vendosen në qytetet kryesore, 18 njësi në zonat turistike

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:39
Ogerta Manastirliu

I gjithë territori i vendit tonë vijon të jetë i mbërthyer nga vala e të nxehtit me temperatura që në zona të caktuara kanë arritur mbi 40 gradë.

Për t’iu përgjigjur kësaj situate, stafet mjekësore kanë kaluar në gatishmëri. Nëntë njësi të lëvizshme janë në terren me mjekë, infermierë, të pozicionuar në qendra të qyteteve, konkretisht në Tiranë me 4 njësi, në Shkodër, Berat, Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan.

Jemi të angazhuar sa i përket valës së të nxehtit, ku kjo javë konsiderohet si një prej javëve më të nxehta, ndaj 9 Njësi të Lëvizshme janë në territor, me mjekë, infermierë, janë pozicionuar në qendra të qyteteve, duke filluar nga Tirana me 4 njësi në territor, gjithashtu në Shkodër, Berat, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe në zonat bregdetare ku tashmë stukturat e emergjencave janë në territor qe në 15 Qershor. Këto struktura te emergjencave të vendosura në qendër të qyteteve ku edhe fluksi i turisteve dhe pushuesve është i lartë të kemi garanci që të ofrojmë kujdes shëndetësor në kohë”

Lidhur me dezinsektimin, proces që ende nuk është kryer, ministrja u shpreh se është një detyrim që u përket bashkive.

“Procesi i dezinsektimin, janë procese që kryhen nga bashkitë, sa i përket Institutit të Shëndetit publik dhe Ministrija e shëndetësisë janë marrë me zonat që kanë pasur nevojë për dezinsektim të thelluar”

Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24 orë në katër qendra në kryeqytet. Ndërsa mbi 10 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në 30 qendrat verore, 30% e tyre turistë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat