Mentor Kikia paralajmëron “luftë civile” në PS

Shqipëria

Mentor Kikia paralajmëron “luftë civile” në PS

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 08:25
Mentor Kikia

Gazetari Mentor Kikia, është shprehur se në PS mund të ketë përçarje, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë Edi Rama do të vijojë të qëndrojë në pushtet për aq kohë sa opozita është në këtë gjendje.

Në një intervistë për emisionin “Now “ në Euronews Albania, ai theksoi se opozita nuk mund të ngrihet, duke shtuar se Lulzim Basha e ka bërë kohën e tij .

Më tej ai shtoi se ky i fundit do të rikthehet si kryetar por nuk do të ketë parti.

“Për aq kohë sa opozita është kështu siç është kingu është në kështjellë. Pushteti ka bukë për  të gjithë dhe sa ka bukë nuk ka revulucion. Revulucioni ndodhë kur populli ska bukë të mbushë barkun. Opozita kështu siç është katandisur sot, nuk mund të ngrihet, sepe Lulzim Basha me apo pa arsye, me apo pa Berishën mbi supe, Basha e bëri kohën e tij. Basha do rikthehet si kryetar por nuk do të ketë parti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat