Hetimi për Ahmetajn, analisti: Çështja të shkojë në GJKKO sa më shpejt, aty do tregohet drejtësia

Shqipëria

Hetimi për Ahmetajn, analisti: Çështja të shkojë në GJKKO sa më shpejt, aty do tregohet drejtësia

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 08:35
Arben Ahmetaj

Analisti Genc Burimi ka komentuar hetimet për ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj. Dje, në një intervistë televizive, analisti Burimi thotë se kjo dosje duhet të shkojë sa më shpejt në gjykim, pasi sipas tij aty do të testohet drejtësia e vërtetë. Sipas tij, kjo dosje është një dështim, pasi Ahmetaj është larguar dhe e cilëson si një shou. Ai theksoi se SPAK duhet që të bënte si në perëndim të kopsiste dosjen dhe ta çonte në gjykatë.

“Dua që kjo dosje të shkojë sa më shpejt sot në gjykim, aty do testohet drejtësia e vërtetë. Sot ka vetëm një kërkesë për arrestim. Është një dështim. Nuk shohim në Paris shfaqje me arrestime që nuk sjellin asgjë. Ku e ke këtë zotërinë, e kë të arrestuar. Pse nuk e bëri SPAK si në perëndim, kopsite dosjen dhe çojë në gjykatë. I jepet publikuar një efekt marketingu njësoj me Belerin. Tahiri u lirua”, tha Burimi.

Por, për avokatin Besart Logu shou është qëndrimi i deputetëve të opozitës, që sipas tij po kërkon faktorizim. Logu tha, se hetimet për Ahmetajn duhen përshëndetur, pasi në kohën e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk kishte shanse që një ministër i qeverisë së tij të dilte para drejtësisë, siç ndodh tani. Ai theksoi se drejtësia e kapur në atë kohë nuk bën dot pis punën e organeve të reja të drejtësisë.

“Shou bënë deputetët që kërkonin një faktorizim. Është një procedurë që SPAK kërkon një mandat që të thellohet më tej në veprime. Në drejtësinë e vjetër nuk bëhej fjalë të hetojë zv.kryeministri, jo të vendosje masë sigurime arrest me burg. S’ke një ministër të kohës së Berishës në burg. Nga ajo drejtësia e plepave, e kapur, nuk e bën dot pis punën e organeve të reja të drejtësisë”, tha Logu.

Kujtojmë se, dje Byroja Kombëtare e Hetimit kontrolloi sot 7 banesat e dyshuara në pronësi të Arben Ahmetajt, ish gruas së tij Albina Mançka dhe partneres aktuale Erjola Hoxha në Tiranë dhe në Hamallaj. Gjatë kontrolleve u gjetën prova me vlerë të cilët pritet të shërbejnë në hetime. SPAK vuri në sekuestro preventive 6 pasuri të tjera, 4 prej të cilave apartamente dhe 2 llogari bankare ne emër të Ahmetajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat