Zaptuan plazhin publik me çadra e shezlongë te “Pema e Thatë” në Ksamil, procedohen penalisht dy persona

Shqipëria

Zaptuan plazhin publik me çadra e shezlongë te “Pema e Thatë” në Ksamil, procedohen penalisht dy persona

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 09:33
Ksamil

Sekuestrohen 152 çadra  plazhi dhe 413 shezlongë në plazhin “Pema e Thatë” në Ksamil.

Gjatë operacionit është  zbuluar se ishin pushtuar 500 m2 tokë  shtet, duke u shfrytëzuar  si plazh, pa lidhur kontratë përdorimi.

Policia ka proceduar penalisht dhe ka referuar materialet në Prokurori për Gj. Ismaili dhe K. Ismaili, përkatësisht  58 dhe 38 vjeç, banues në Sarandë.

Operacioni i nisur mëngjesin e së martës ka përfunduar mbrëmjen e po kësaj dite. Në operacion merrnin pjesë IKMT, Policia e shtetit, IVMT, FNSH dhe Policia bashkiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat