Fluks i madh në Kakavijë, emigrantët prej 2 orësh në pritje për të hyrë në Shqipëri

Shqipëria

Fluks i madh në Kakavijë, emigrantët prej 2 orësh në pritje për të hyrë në Shqipëri

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 09:41
Kakavijë

Emigrantët shqiptarë, të cilët kërkojnë të hynë në Shqipëri po përballen me një fluks të mjeteve dhe radhëve kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës.

Prej dy orësh makinat qëndrojnë në pritje në pjesën greke të pikës Kufitare të Kakavijës. Shkak është bërë puna me një sportel nga pala greke.

Aktualisht në palën shqiptare po punohet me dy sportele. Gjatë ditëve të fundit ka patur një shtim të lëvizjes si në ikje edhe në ardhje drejt Shqipërisë.

Gjatë orëve të fundit raportohet për dalje nga Shqipëria të mbi 3000 shtetasve dhe mbi 3500 në hyrje në Shqipëri, ndër të cilët edhe grekë që vijnë për pushime në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat