Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian/ Jorida Tabaku: Ndodhemi në një fazë të re, po avancojnë takimet bilaterale

Shqipëria

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian/ Jorida Tabaku: Ndodhemi në një fazë të re, po avancojnë takimet bilaterale

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:49
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Tabaku bën me dije se Parlamenti i Shqipërisë ka hapur pjesëmarrjen për shoqërinë civile duke e bërë vendin e vetëm në rajon ku shoqëria civile do të jetë pjesë integrale dhe e përfshirë në diskutimet që do të ketë Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Ajo tha se procesi është në një fazë të re, ku ka përfunduar procesin e screening dhe jemi duke avancuar në takimet bilaterale për të përfunduar raportet e fundit.

Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian pas miratimit të ligjit të ri, sot kemi një pjesëmarrje të shtuar të shoqërisë civile dhe përfaqësim nga institucionet e drejtësisë të cilët unë dua t’i falenderoj. Parlamenti i Shqipërisë ka hapur pjesëmarrjen për shoqërinë civile duke e bërë vendin e vetëm në rajon ku shoqëria civile do të jetë pjesë integrale dhe e përfshirë në diskutimet që do të ketë Këshilli Kombëtar i Integrimit. Ndodhemi në një fazë të rë në procesin e integrimit, 1 vit pas hapjes së negociatave, kemi përfunduar procesin e screening dhe jemi duke avancuar në takimet bilaterale për të përfunduar raportet e fundit. Me keqardhje, ndaj faktin që shkëmbimi i informacionit me qeverinë nuk është maksimal, pavarësisht kësaj Parlamenti përpiqet që të përfshihet në këtë proces në mënyra të ndryshme. Dua të falenderoj për komunikimin dhe shkëmbimin me institucionet e reja drejtësisë, në mënyrë të veçantë drejtuesin e SPAK-ut për raportimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, por dhe me komunikimin që ka me KKIE. Falenderoj z. Metani, përfaqësuesin e ILD-së për raportin e prezantuar në parlament dhe për marrëdhënien e vendosur nga pikëpamja institucionale me KKIE dhe rolin e rëndësishëm që Prokurori i Përgjithshëm ka luajtur në të paktën 2 prej kritereve të cilën lidhen me pastrimin e parave dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Kur ne menduam që të bënim këtë mbledhje të fundit të Ambasadores së BE-së e cila do të largohet nga Shqipëria, fokusi kryesor ishte tek drejtësia. Parlamenti ka miratuar, të paktën nga viti 2016 e sot, vetëm një reformë të rëndësishme, reformën në drejtësi që ka pasur votat e pjesës më të madhe të politikës, të paktën ndryshimet kushtetuese. Kemi vendosur një besim të madh tek institucionet e reja të drejtësisë i cili shprehet me fondet e pakushtëzuara, me super-strukturat, me mbështetjen politike dhe me mbështetjen parlamentare për hapësirën që këto institucione kanë. Duke qenë se është reforma e vetme e miratuar në mënyrë unanime vitet e fundit mund të konsiderohet arritje dhe të gjitha kahet e politikës në vend që t’i sulmojnë, duhet t’i mbështesin! Si pjesë e grupit të parë të screening të cluster-it themelor, kapitujt 23 dhe 24 që përfaqësojnë dhe angazhohen institucionet e drejtësisë, luajnë një rol të veçantë. Në këto kohë të vështira ku politika dhe njerëzit i kanë sytë nga ju, ku presioni publik është rritur gjithmonë e më shumë, ne presim shumë! Politika gjithmonë ka interesat e veta, por unë shpresoj që ju të ecni me axhendën që keni vendosur përpara vetes që në ditën që u krijuat dhe parlamenti ju dha besimin! Delegacioni i BE-së në Tiranë ka ushtruar rol të rëndësishëm në fazën e re ku ndodhet Shqipëria që nga ruajtja e balancave në politikën konfliktuale, prandaj dua ta falenderoj ambasadoren që është përpjekur gjithmonë t’i dëgjoj të gjitha krahët, që të ruaj një balancë në politikë por dhe t’i japi një mbështetje të veçantë parlamentetit, hapësirës që duhet të ketë Komisioni i Integrimit Europian dhe rolit që ka KKIE. Ju uroj suksese në rrugëtimin e ri që do të merrni! Jam e sigurtë që asnjëherë nuk do të keni mikëpritjen që keni pasur në Shqipëri!”– tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat