Lirohet nga detyra prefekti i Kukësit, ja kush e zëvendëson

Shqipëria

Lirohet nga detyra prefekti i Kukësit, ja kush e zëvendëson

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 21:04
Ali Hallaçi

Prefekti i qarkut Kukës, Ali Hallaçi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave.

Personi i cili do ta zëvendësojë Hallaçin në këtë detyrë, është Albert Halilaj.

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ven dosi:

Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare” thuhet në VKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat