SPAK drejt fundit të hetimeve për dosjen CEZ-DIA, “tunden” prangat për Ilir Metën

Shqipëria

SPAK drejt fundit të hetimeve për dosjen CEZ-DIA, “tunden” prangat për Ilir Metën

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 08:07
Ilir Meta

Shumë shpejt do të kemi lajme të bujshme në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, pasi Prokuroria e Posaçme do të fillojë me “prerjen e kokave”. Burime bëjnë me dije se dosja është qepur nga SPAK dhe në javët në vijim do të priten urdhër-arreste. “Peshku i madh”që rrezikon arrestimin është ish-presidenti Ilir Meta, i cili u thirr për herë të parë më 22 shkurt të vitit 2023 brenda Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet për tre orë.

Ai dyshohet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash, duke gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë gjatë kohës kur kreu aktual i partisë së Lirisë ka qenë ministër i Ekonomisë në qeverinë “Berisha 2” gjatë viteve 2009-2011.

Ishte gazetari investigativ Artan Hoxha i cili dorëzoi një vit më parë në SPAK një USB, e cila brenda saj përmban një video 1 orë e 47 minuta. Bëhet fjalë për një dëshmi mbi aferën në fjalë.

Nuk dihet ende se kush është personi që ka folur, por dëshmia e tij duket se ka qenë deçizive, çka dhe ka vënë në lëvizje Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. “USB model 'Kingston', me mbishkrimin Data Traveler. Në brendësi ka një regjistrim audio dhe video. Pasi hapet filmimi rezulton se ka të ruajtur një filmim prej një ore e 47 minuta e 50 sekonda.

Në këtë regjistrim, sipas personit që e dorëzon rezulton se bisedojnë”, thuhet në një nga dokumentet e postuar nga Hoxha. Ndërkohë ky i fundit reagon edhe me ironi duke thumbuar Metën. “Ma nalt, ma nalt”…Më në fund, vizitat e gjata në SPAK po japin rezultat… “Eshka ndizet ngadalë, por është e sigurt”, ka thënë xha Jaho të filmi “Në fillim të verës”… Ndërsa Lul Basha, pasi doli nga SPAK, tha:

“Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se, do te kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeve”, shkruan Hoxha. Reagimi i tij erdhi menjëherë pasi Ilir Meta u thirr në SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat