Avokati i njohur: Ahmetaj është shembulli më i keq i një funksionari publik

Shqipëria

Avokati i njohur: Ahmetaj është shembulli më i keq i një funksionari publik

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 08:15
Arben Ahmetaj

Avokati Marash Logu, është shprehur se ish-ministri Arben Ahmetaj është shembulli më i keq i një funksionari publik, pasi sipas tij, ai duhet të qëndronte në Shqipëri dhe të përballej me drejtësinë. Komentet Logu i bëri përmes një interviste televizive, ku tha se Ahmetaj në reagimet e tij ka përdorur një gjuhë të koduar, ku ka dashur të thotë “ndiqni paratë për të gjetur fajtorin”.

“Ahmetaj është shembulli më i keq që jep një funksionari publik. Nëse çdo qytetar zgjedh t’i shmanget drejtësisë, atëherë mendo ku jemi në këtë vend. Ai ka mandate deputeti dhe i përgjigjet një hetimi nga organet e drejtësisë, duke u arratisur. Ahmetaj vijon të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë si deputet. Në respekt edhe të qytetarëve që e kanë zgjedhur, Ahmetaj do të duhej të përballej me drejtësinë. Nëse shndërrohet në bashkëpunëtor të drejtësisë, patjetër që Ahmetaj do të ketë lehtësira në masën e dënimit që do i caktohet. Do të ishte në nderin e tij që t’ja bënte këtë të vërtetë të ditur qytetarëve shqiptarë. Ju i keni parë reagimet e tij, që ka pasur kode në mes”, tha ai.

Avokati theksoi, se SPAK duhet ta vijojë edhe më tej këtë punë, për të kuptuar se ku kanë shkuar 430 milionë eurot e shqiptarëve.

“Do të duhej të kishte nivel më të lartë transparence edhe me organet e hetimit. Kjo që ai ka thënë do të thotë gjithçka dhe asgjë. Ajo që po sugjeron Ahmetaj është një nga metodat e Borselinos dhe Falkones, “follow the money”, pra ndiq paratë për të parë se kush e drejton këtë punë. SPAK duhet ta vijojë edhe më tej këtë punë, për të kuptuar se ku kanë shkuar 430 milionë eurot e shqiptarëve. Për të zbuluar se kush kanë qenë funskionarët që kanë përfituar nga kjo histori. Inceneratorët shiteshin si një investim shumë i madh. Gazetarët janë përballur me presione të shumta, qoftë nga politikanë, por edhe nga pronarët e inceneratorëve. Është bërë shumë e qartë se historia e 3 inceneratorëve është një histori paligjshmërie totale”, është shprehur avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat