Dëme të shumta materiale, ja çfarë e shkaktoi zjarrin në Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Dëme të shumta materiale, ja çfarë e shkaktoi zjarrin në Gjykatën e Lartë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 10:53
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses

Ngarkesa nga kondicionerët dyshohet të jetë berë shkak për rënien e zjarrit në lokalin në tarracën e Gjykatës së Lartë. Si pasojë e zjarrit nuk ka patur lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve. Në aksion u angazhuan 2 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse. Pasi fikjes së zjarrit po bëhet ajrosja e ambienteve, si dhe po vijon hetimi mbi zbardhjen plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, njoftoi më herët policia e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat