Sula tha se jep dorëheqjen nëse punon inceneratori i Elbasanit, Balla: Mos bëj premtime se ia ke marrë dorën, nesër do të digjen 90 tonë mbetje

Shqipëria

Sula tha se jep dorëheqjen nëse punon inceneratori i Elbasanit, Balla: Mos bëj premtime se ia ke marrë dorën, nesër do të digjen 90 tonë mbetje

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 12:21
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka replikuar me deputetin e PD Dashnor Sula, pasi ky i fundit tha se jep dorëheqjen si deputet nëse inceneratori i Elbasanit ka punuar pas 14 majit.

Balla iu kthye Sulës duke i kërkuar ta djegë nesër, kohë kur do të digjen edhe 90 tonë mbetje në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Elbasan.

“Z. Sula, mos e digj mandatin kot, ose të paktën shko e digje nesër, kur do të digjen edhe 90 tonë mbetje në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Elbasan.

Po të duash shko edhe sot, por sot keni çështje tjetër.

Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni ‘Flamurin’ se ky na duhet. Por të tjerat digjini.

Punon o Dash! Mos bëj premtime se ia ke marrë dorën kësaj që ‘e lëshoj mandatin’, ‘e lëshoj mandatin’”, deklaroi Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat