Aksident në Fier, makina përplas motorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, plagoset drejtuesi

Shqipëria

Aksident në Fier, makina përplas motorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes, plagoset drejtuesi

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 12:59
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në fshatin Agim në Libofshë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një shtetas që udhëtonte me motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar i plagosur në tokë ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtarë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat