BE ndërpreu fondin për bujqësinë, flet ministrja Krifca: Nuk përmendet fjala ‘korrupsion’, është ndërprerë si masë

Shqipëria

BE ndërpreu fondin për bujqësinë, flet ministrja Krifca: Nuk përmendet fjala ‘korrupsion’, është ndërprerë si masë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:03
Ministrja e bujqësisë Frida Krifca

Ministrja e bujqësisë Frida Krifca ka folur sot në Kuvend pas ndërprerjes së fondit të BE për bujqësinë.

“Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, e cila e ka marrë me qëllimin sqarimin e rrethanave, për parandalimin e mashtrimit me faktorë të brendshëm apo jashtëm, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion.

Në këtë pikëpamje s’mund të komentoj dhe parashikoj asnjë nga këto rrethanave por siguroj se sistemi i menaxhimit të fondeve, janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE.

Ky hetim i nisur prej 3 vitesh nuk ka prodhuar sot ende një raport të gjetjeve, ndërkohë që deklarata e BE ka qenë e lidhur me denoncimet që janë bërë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat