“Është në gjendjen e tij më të keqe”/ Demalia shpërthen në akuza të rënda: Berisha ka gënjyer që në ’90

Shqipëria

“Është në gjendjen e tij më të keqe”/ Demalia shpërthen në akuza të rënda: Berisha ka gënjyer që në ’90

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 00:56
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia i ftuar në një emision televiziv tha se Sali Berisha, sot është gjendjen e tij më të keqe.

Duke komentuar retorikën në Kuvend, por jo vetëm, edhe rolin e tij në politikë sot, Demalia tha se Berisha e ndërtoi jetën politike mbi gënjeshtra, dhe kjo sot mbi të, rëndon më shumë se kurrë.

“Sali Berisha ka qenë një doktor shumë i mirë. Me vjen keq që sot ka përfunduar në këtë gjendje. Berisha gënjen vetveten. Ai e ka falsifikuar jetën e tij. Tipari më i rrezikshëm për një njeri është kompleksiteti. Dhe Berisha e ka, mundohet të fshehë jetën e tij.

Berisha ka gënjyer që në ’90, që kur tha se ka sjellë demokracinë. Plus tani në këtë moshë ai ka ngarkesën e atyre që ka bërë, e të vërtetave të tij, e korrupsionit, vjedhjes e 100 të tjerave”, u shpreh Demalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat