Helmimi i 9 pushuesve nga Kosova në Shëngjin, reagon AKU

Shqipëria

Helmimi i 9 pushuesve nga Kosova në Shëngjin, reagon AKU

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 10:31
Shëngjin

Nëntë pushues në një hotel në Shëngjin kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas të dhënave nga spitali, pushuesit që janë paraqitur kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut.

Sipas AKU, është theksuar se pushuesit nuk janë helmuar nga ushqimi, por dyshimet e para janë se ato kanë shfaqur shqetësime shëndetësore nga preparati i perdorur për dizinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë.

Një tjetër shkak dyshohet se është bërë edhe mungesa e energjisë elektrike pasi nuk ka pasur prej ores 4-6:30 të mëngjesit dhe temperaturat e larta që ndikimi të jete më i madh.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në një hotel në qendër të Shëngjinit.

Ndërkohë po kryen të gjithë verifikimet e nevojshme për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat