Miratimi i tre ligjeve me votat kundër të opozitës/ Paloka tregon prapaskenat se çfarë ndodhi pas mesnate në Kuvend: U falsifikuan votat e deputetëve në sallë

Shqipëria

Miratimi i tre ligjeve me votat kundër të opozitës/ Paloka tregon prapaskenat se çfarë ndodhi pas mesnate në Kuvend: U falsifikuan votat e deputetëve në sallë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:58
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka zbuluar prapaskenat nga seanca maratonë dje në Kuvend, që përkoi me mbylljen e sesionit plenar, ku u kaluan 3 ligje që morën votat kundër të opozitës.

Në një lidhje përmes skype për News24, Paloka tha se maxhoranca dje për të kaluar ligjin për studentët e mjekësisë, për zgjatjen e mandatit të Gjinushit në Akademinë e Shkencave dhe për legalizimin e kanabisit mjekësor, falsifikoi votat e deputetëve.

“Të gjitha aktet e tilla, si ata tre të djeshmit, liberalizimi i kanabisit, iu dha mandati i përjetshëm Gjinushit, dhe iu bllokua diploma mjekëve, kanë ndodhur kështu. Asnjë nga këto projektligje nuk e kishin kaluar këtë afat. U përpoqën që të justifikoheshin por, nuk mund të bëhej kjo gjë. Në sallë nuk votuan 3/5 e të pranishmëve, por u bë falsifikimi i votave të deputetëve në sallë. Imagjinoni se ça bëjnë në vende të tjera. Një seancë që nisi me shkelje të rënda, për të miratuar ato që thash më sipër. Një ligj si ai i legalizimit të kanabisit, që është kundërshtuar jo vetëm nga specialistët në Shqipëri, por edhe nga institucionet ndërkombëtare. U votua në kundërshtim me pikat e rregullores. Çështja e legalizimit të kanabisit ju e dini se sa kohë po diskutohej, por kjo çështje u bë në ilegalitet. Ky ligj duhej të diskutohej. U kalua ilegalisht në komision dhe në mes të natës, në Kuvend. Xhafaj dje i bëri një analizë të plotë se pse ky ligj nuk duhej të miratohej në Shqipëri. Ky ligj krijon probleme te të rinjtë shqiptarë. Shqipëria tashmë e ka vulën e Kolumbisë, dhe me këtë ligj i vihet vula si shtet narko-trafikantësh. Në më pak se dy muaj, janë 4 apo 5 skandale, nga Dako te Gjici. Ka disa skandale, siç ishte ai i ndërprerjes së ndihmave nga BE për bujqësinë. Më kryesorja, çështja e inceneratorëve, ku Rama është i implikuar. Rama është përgjegjës dhe penalisht, se ka hedhur firma. Është naivitet që të mendosh se Tahiri e ka kanabizuar vendin me kokën e vetë. Peleshi ka qenë i autorizuar nga Rama, dhe jo ai. Vërtetë është firma e Nikos, por është përgjegjësi e Ramës në këtë rast.”, pohoi Paloka.

Paloka tha se opozita do të nisë aksion në shtator. “Ky parlament nuk ka më asnjë vlerë. Shqiptarët duhet të ngrihen për të drejtat e tyre dhe jo për karriget tona. Ndaj duhet ta rrëzojnë këtë qeveri.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat