Shkatërruesi amerikan i raketave USS Ramage arrin në Shqipëri

Shqipëria

Shkatërruesi amerikan i raketave USS Ramage arrin në Shqipëri

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 16:55
USS Ramage

Durrësi i Shqipërisë ka qenë pikëndalesa e USS Ramage, shkatërruesit të raketave të komanduara.

Është Ambasada e ShBA-së në Tiranë që ka njoftuar për mbërritjen e kësaj pajisjeje.

“Mirësevjen në Shqipëri USS Ramage! Shkatërruesi i raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG 61) – pjesë e Carrier Strike Group (CSG) 12, Gerald R. Ford CSG, mbërriti në Durrës këtë javë për një vizitë portuale të planifikuar. Vizita në port ofron mundësinë për të përmirësuar partneritetin SHBA-Shqipëri në mbrojtje dhe ndërveprimin tonë të vazhdueshëm si aleatë në NATO”, thuhet në njoftim.

“Komandanti i USS Ramage Tim Yuhas përshëndeti homologët e tij të marinës shqiptare në Ramage dhe vuri në dukje se marrëdhënia me Shqipërinë është ndërtuar mbi një themel të vlerave, përvojave dhe vizionit të përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat