Ndryshime të tjera në strukturat e Policisë së Shtetit

Shqipëria

Ndryshime të tjera në strukturat e Policisë së Shtetit

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka pësuar sërish ndryshime në radhët e saj. Mësohet se Vilson Balla është emëruar Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Me strukturën e re, Arben Dashi është emëruar Drejtor i  Krimeve në Volum në  Departamentin e Sigurisë Publike.

Ndërsa Edvin Ndreut i është besuar Komisariati nr.6, duke u emëruar si drejtor.

Ndërkohë, Lurtfi Minxhozi do të jetë Drejtor i Europol, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Ristrukturimi i Policisë së Shtetit vjen vetëm pak ditë pas emërimit të ministrit të ri të Brendshëm, Taulant Balla. Ky i fundit ka zhvilluar edhe takime në zona të ndryshme me krerët e strukturave të policisë, të cilëve iu ka dhënë udhëzimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat