Nis me probleme procesi i zgjedhjeve në Rrogozhinë, komisionerët me vonesë në qendrat e votimit

Shqipëria

Nis me probleme procesi i zgjedhjeve në Rrogozhinë, komisionerët me vonesë në qendrat e votimit

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 07:49
Rrogozhinë

Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.

Mësohet se procesi i votimit ka nisur por në dy qendra jo, pasi komisioneret kanë shkuar me vonesë.

Kujtojmë se janë  54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.

Shpresat për këtë të fundit janë shtuar, pasi në këto zgjedhje nuk do të votojnë të burgosurit, që në zgjedhjet e fundit vulosën fitoren e Edison Memollës.

Në KQZ ka mbërritur një kërkesë nga burgjet për votimin e 89 të burgosurve që gëzojnë të drejtën e votës në institucionin e burgut “Kosova”, por afatet nuk premtojnë, e për sa kohë nuk ka një vendim nga Bashkia e KZAZ-ja, në burg nuk do të ngrihet një qendër votimi.

Në zgjedhjet e 14 majit, në Rrogozhinë morën pjesë në votime rreth 11 mijë votues, por me ankesë të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme zgjedhjet pas një sërë shkeljesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat