Digjen pyjet e fshatit Peshtan në Fier, terreni i vështirë për ndërhyrje

Shqipëria

Digjen pyjet e fshatit Peshtan në Fier, terreni i vështirë për ndërhyrje

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 10:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Pylli me pisha e dushqe është përfshirë nga zjarri masiv në Peshtan të Fierit.

Që prej ditës së djeshme, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave, ndërsa terreni është i vështirë.

Punonjësit e zjarrfikësve ndërhynë që ta shuajnë zjarrin me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore.

Deri më tani për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave. por pasojat ishin të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat