Meta: Hetimet me hapin e breshkës, ndërsa grabitja me inceneratorët vazhdon me shpejtësi

Shqipëria

Meta: Hetimet me hapin e breshkës, ndërsa grabitja me inceneratorët vazhdon me shpejtësi

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 11:25
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar duke u shprehur se hetimet vazhdojnë me hapin e breshkës ndërsa grabitja e korrupsioni me hapin e kangurit përsa i takon aferës së inceneratorëve.

Meta ka theksuar se 100 milionë euro nga taksapaguesit janë grabitur e një incenerator që nuk e ekziston në Tiranë.

"Duhet të përsëris një thënie të hershme timen, që ndërsa hetimet vazhdojnë me hapin e breshkës, korrupsioni dhe grabitja e taksapaguesve të Tiranës dhe të Shqipërisë përsa i takon aferës së inceneratorëve, vazhdon me shpejtësinë e kangurit.

Në të gjithë Qarkun e Tiranës, në rradhë të parë ku nuk ka fare incenerator, që duhet të ishte atje prej shumë vitesh, një investim prej 100 milionë euro, por edhe në Fier dhe në Elbasan, ku ato nuk funksionojnë, kështu ikin paratë e shqiptarëve", shprehet Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat