Gjinekologu shqiptar: Shqipëria s’ka dhurues sperme, e marrim nga bankat e vendeve të BE-së

Shqipëria

Gjinekologu shqiptar: Shqipëria s’ka dhurues sperme, e marrim nga bankat e vendeve të BE-së

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 08:24
Elton Peçi

Elton Peçi, mjeku Obstetër-Gjinekolog ishte i ftuar këtë të diel në emisionin “Review” për të folur rreth nënës surrogate dhe mënyrave se si mund të bësh një fëmijë e vetme.

Ndër të tjera ai tha se në Shqipëri nuk ka banka sperme, ndaj nëse një çift do të bëjë fëmijë me fekondimin in vitro, atëherë sperma merret nga bankat e dhurimit në BE.

“Procesi nga ana mjekësore është i ngjashëm si një çift që kërkon të ketë një shtatzëni in vitro për shkak të fertilitetit të mashkullit.

Nëse ky çift kërkon të ketë një fëmijë, kur të gjitha përpjekjet për të rikuperuar spermatozoide nga testikujt e tij kanë rezultuar pa sukses, mund të bëhet fëmija me spermë të dhuruar. Çdo klinikë ka bankën ku i referohet, një bankë të BE-së, sepse në Shqipëri nuk ka bankë të dhurimit të spermës. Pastaj bëhet proces in vitro, si zakonisht”,-tha mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat