Zjarret në Vlorë/ Dredha: Jemi në terren! Situata është më mirë, urojmë mos të jetë i qëllimshëm

Shqipëria

Zjarret në Vlorë/ Dredha: Jemi në terren! Situata është më mirë, urojmë mos të jetë i qëllimshëm

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 10:42
Zjarret në Vlorë/ Dredha: Jemi në terren! Situata është më mirë, urojmë mos të jetë i qëllimshëm

Qyteti i Vlorës ka qenë një nga zonat ku zjarri është kthyer në shqetësim për banorët e zonës por edhe autoritetet.

Kryetari i bashkisë Ermal Dredha në një deklaratë për mediat është shprehur se përkeqësimi i gjendjes së zjarreve ka ardhur mesditën e së dielës, ku zjarret u përhapën edhe në fushën e mbetjeve, duke bërë që të shtohen forcat në ndihmë për shuarjen e flakëve.

Këtë të hënë tha kryebashkiaku, situata duke më mirë, por sipas tij duhet akoma punë për tu bërë që të bëhet shuarja e plotë e flakëve.

Nuk është situata e ditës së djeshme. Me gjithë ekipin e bashkisë dhe me drejtorinë e zjarrëfikësve menduam se situatën e zjarreve e kishim nën kontroll por mesditën e djeshme zjarri u përhap dhe në disa zona të tjera duke e bërë më të vështirë kontrollin ndaj tij. Në mesnatë ka mbërritur edhe një ekipik nga Ministria e Mbrojtjes dhe me ndërhyrje nga zjarri. Situata duket më mirë por duhet akoma punë për tu bërë që të bëhet shuarja e tyre e plotë”, ka thënë Dredha.

Ndër të tjera ai thekson se është e rëndësishme që të pakten zjarri të jetë nga natyra për shkak të temperaturave të larta, dhe të mos jetë i qëllimshëm.

“Skenarët mund të jenë të gjithanshëm, uroj të jetë nga natyra dhe jo i qëllimshëm, nuk mund të them se mund të ketë një dorë nga pas, për këtë do të flasin autoritetet”, ka thënë kryebashkiaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat